INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Serbët do më vrisnin’/ Arjan Konomi mes lotësh rrëfen përballjen me Arkanin e tmerrshëm: Albin Kurti më shpëtoi jetën, më ...’

‘Serbët do më vrisnin’/ Arjan Konomi mes lotësh rrëfen përballjen me Arkanin e tmerrshëm: Albin Kurti më shpëtoi jetën, më ...’

Publikuar më: 16:32 22-02-2021

Gazetari dhe opinionisti, Arjan Konomi ka rrëfyer një episod të jetës së tij gjatë një vizitë në Kosovë gjatë luftës me Serbinë. I ftuar në “Kojshia Show”, Konomi ka treguar në dhimbje se në ato momente ndodhej në Kosovë për të bërë një raport për UÇK-në, dhe se në ato momente ka rrezikuar shumë.

Ai ka thënë se, teksa ka qendruar në një hotel dhe është hasur nga banda e Arkanit. Më tej, ai u shpreh se në ato momentë serbët mund ta vrisnin, po e shpëtoi Albin Kurti duke e strehuar në një familje.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, ata studentë me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë.


Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehojë të një familje të Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, tha Konomi.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549