INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbët e sulmuan pasi bëri simbolin e shqiponjës në “Eurovision 2021”, reagon këngëtari SHQIPTAR që përfaqësoi Zvicrën!

Serbët e sulmuan pasi bëri simbolin e shqiponjës në “Eurovision 2021”, reagon këngëtari SHQIPTAR që përfaqësoi Zvicrën!

Publikuar më: 20:33 25-05-2021

Gjon Muharremaj ishte shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, me këngën “Tout L’Universe”. I njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, ai arriti të renditej i treti në natën finale.

Artisti bëri simbolin e shqiponjës dykrenare në momentin që mësoi se Shqipëria e kishte vlerësuar me 12 pikë, pra pikët maksimale. Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur mirë nga serbët. Mediat e këtij vendi shkruanin se ky veprim ishte ‘provokim i qartë’ e madje ‘skandal’ dhe se këngëtari duhet të diskualifikohej.

-640-0-60ad1140abff0.jpg

 

Pas gjithë kësaj zhurme, Gjoni ka folur për herë të parë për këtë ngjarje dhe ka zbuluar arsyen pse e bëri simbolin.

 “Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falënderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë.

Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”,- është shprehur Gjoni gjatë intervistës në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

Familja e Gjonit prej vitesh jeton në Zvicër, por prejardhjen e kanë babai nga Kosova e nëna nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0033161640167236