INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbët e teprojnë me imagjinatën: Mafia shqiptare i dha karton të kuq Ronaldos

Serbët e teprojnë me imagjinatën: Mafia shqiptare i dha karton të kuq Ronaldos

Publikuar më: 09:37 24-09-2018

Në Serbi nuk dinë se çfarë të shpikin gjëra të tjera kundër Shqipërisë dhe së fundmi kanë dalë me një teori konspirative ku kanë përdorur mjaft fantazi për të shpjeguar se pse Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Valencias.

Sipas tyre, është mafia shqiptare që ka kërkuar dënimin e futbollistit portugez, për shkak se kishte vënë shuma të mëdha bast për një eventualitet të tillë. “Ronaldo është viktima e keqbërësve shqiptarë”, - titullohet në shkrimin e të përditshmes “ALO”, e cila bën disa lidhej konspirative.

Sigurisht, gjithçka e lidhin me urrejtjen që kanë për gjyqtarin, i cili gjykoi ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Zvicrës në Botëror. “Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani.

Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos. Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh.”

Capture.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0025789737701416