Janë zhvilluar festimet e përvjetorit të 627-të të Betejës së Kosovës e cila njihet nga historia serbe si fitore shpirtërore e saj. Këto festime janë zhvilluar në veri të Prishtinës, në Gazimestan në një prani më të vogël të qytetarëve të komunitetit serb, krahasuar me vitet e tjera. Serbët po bëjnë nderimet e tyre para pikturës gjigante të të shenjtit Sava. Ndërkohë qytetarët e mbledhur kanë nisur edhe këndimin e këngëve nacionaliste serbe për Kosovën ndërkohë edhe kanë shpalosur pankartën “Kosova është Serbi.Për nder të ftesës së “Vidovdanit” ishte i pranishëm “çifti mbretëor” Karagjorgjevic por ansjë nga zyrtarët e tjherë shtetërorë nga Serbia. Ndonëse Djuric kishte paralajmëruar që do të ishte i pranishëm, nuk është parë atje.