INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbët shpallin “non grada” Edi Ramën?! [FOTO]

Serbët shpallin “non grada” Edi Ramën?! [FOTO]

Publikuar më: 12:16 19-02-2018

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka hapur një debat të ri, tashmë jashtë territorit shqiptar. Serbët kanë reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Rama për zgjedhjen e një Presidenti të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë. Është Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Nenad Popoviç, i cili kërkon që Serbia ta shpallë “non grada” kryeministrin shqiptar Edi Rama pas deklaratës së tij në Parlamentin e Kosovës.
Nenad Popoviç:
“Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë. Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

SERBET.png

 

Serbët ndër të tjera kërkojnë edhe sqarime nga ambasadori shqiptar në Beograd në lidhje me këto deklarata.

Në fakt deklarata e shefit të qeverisë shqiptare në Kosovë ka sjellë reagimin edhe e opozitës shqiptare. Numri dy i demokratëve Edi Paloka deklaroi se një qëndrim i tillë dëmton rëndë interesat e shqiptarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277