INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia eksporton mollë me pesticide, Sllovenia ia ndalon

Serbia eksporton mollë me pesticide, Sllovenia ia ndalon

Publikuar më: 20:00 04-11-2016

Sllovenia ka njoftuar publikisht vendet e Bashkimit Europian, që Serbia ka eksportuar një sasi të madhe mollësh me pesticide. Ky njoftim është bërë pas analizave të hollësishme të bëra nga specialistët sllovenë, të cilët kanë konstatuar së në një sasi mollësh me origjinë serbe ka rezultuar një prani e lartë pesticidesh. Në datën 2 Nëntor 2016, zyrtarët sllovenë të kontrollit doganor kanë bllokuar ngarkesat e mollëve nga Serbia pasi analizat treguan vlera përtej normave të lejuara të pesticidit ClorPyrifos, saktësisht mollët serbe përmbanin 0,066 miligram mbetje të këtij pesticidi për kilogram. Lajmërimi zyrtar cilësohet si Rrezik Serioz dhe automatikisht vendos në gjendje gatishmërie autoritetet doganore të të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. Klorpirifos është një substancë toksike për njerëzit. Ekspozimi ndaj kësaj substance ka ndikim në sistemin neurologjik, shkakton çrregullime të shumta dhe dëmton imunitetin. Ekspozimi gjatë shtatzanisë vonon zhvillimin mendor të fëmijëve. Gjithashtu fëmijët janë më të predispozuar të preken qoftë edhe nga dozat më të vogla të kësaj lënde toksike.

Ndryshe paraqitet situata për mollët e eksportuara nga vendi ynë, ku të gjitha kontrollet doganore ndaj mollëve shqiptare tregojnë cilësinë e prodhimit shqiptar. 

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057