INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia merr vendimin DRASTIK ndaj Rita Orës: 'Ajo mbështet kriminelët e UÇK-së'

Serbia merr vendimin DRASTIK ndaj Rita Orës: 'Ajo mbështet kriminelët e UÇK-së'

Publikuar më: 18:35 27-10-2019

Dy ditë më parë, disa nga posterat e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, u hoqën nga muret e Serbisë. Ajo ishte zgjedhur si imazhi i firmës “Thomas Sabo”, por vendosja e këtyre posterave në mes të qytetit të Beogradit nuk i pëlqeu aspak vendasve.

Gazeta serbe “Informer” e quajti skandaloz faktin që në vendin e tyre ishte vendosur imazhi i një shqiptareje që mbështet “UÇK-në”. “Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”- shkruante gazeta serbe. Qytetarë të shumtë kërkuan gjatë intervistave që posterat e Ritës të hiqen sa më shpejt. Pas kësaj, Serbia ka marrë vendimin për tê hequr posterat e këngëtares.

Media serbe publikoi një shkrim me titullin “Informer fiton! Hiqen posterat e shqiptares Rita Ora. Tërhiqet fushata e këngëtares që mbështet kriminelët e UÇK-së. Këngëtarja shqiptare, që mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe është hequr nga posterat në qendër të Beogradit dhe nuk do të përdoret më në materialet promovuese të firmës. Rikujtojmë se këngëtarja, që këndoi në festivalin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së shtetit fals kosovar dhe që nuk humbet asnjë shans për të bërë shqiponjën me dy krerë, shfaqet në 27 postera rreth e rrotull Beogradit”.

Drejtuesit e kompanisë vendosën të gjenin dikë tjetër si imazh të kompanisë. Rita Ora ende nuk ka reagim lidhur me këtë ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105