INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia mund të përgjojë të gjitha bisedat e kosovarëve

Serbia mund të përgjojë të gjitha bisedat e kosovarëve

Publikuar më: 10:30 19-08-2016

Serbia ka mundësi t’i përgjojë të gjitha bisedat e qytetarëve të Kosovës. Kështu të paktën del nga një deklarim i Marko Gjuriçit dje në mediet serbe.

“Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel nuk patën sukses t’i afrohen sistemit “Telekom Srbija”,  ç’ ka do t’iu mundësonte përgjimin e qytetarëve në të gjithë Serbinë”, ka thënë ai për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.net.

“Natyrisht kjo nuk ka qenë e mundur të shqyrtohet, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët deshën të bënin precedent dhe diçka të ngjashme pastaj të kopjonin për Trepçën, Brezovicën dhe për të mirat tjera serbe që duan t’i përvetësojnë”.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar të hënën biseda për kodin telefonik, bisedime të cilat kanë dështuar. Kosova ende nuk ka kod të vetin telefonik dhe bisedat telefonike me jashtë i zhvillon përmes Serbisë, me prefiksin 381.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508