INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia paralajmëron luftë? Bërnabiç sulmon Ramën dhe flet për përdorim të ushtrisë

Serbia paralajmëron luftë? Bërnabiç sulmon Ramën dhe flet për përdorim të ushtrisë

Publikuar më: 14:52 05-12-2018

Serbia po paralajmëron hedhjen e një hapi shumë të rrezikshëm duke folur për përdorimin e armëve dhe ushtrisë në veri të Kosovës. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç hoqi dorë nga diplomacia dhe lëshoi një deklaratë të fortë ditën e mërkurë gjatë një konference për shtyp. Duke komentuar formimin e paralajmëruar të ushtrisë në Kosovë, Bërnabiç tha se ajo shpresonte se Serbia nuk do të duhej të përdorte ushtrinë e saj por se kjo është një nga opsionet.
"Unë shpresoj që kurrë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shikojmë një spastrim të ri etnik (të serbëve) dhe stuhive të reja edhe pse Edi Rama po i bën thirrje atyre "-tha Bërnabiç.
Dhe duket se miqësia që kryeministrja serbe ka shfaqur më herët për homologun e saj shqiptar Edi Rama është zhdukur. Para medieve Bërnabiç ka sulmuar ashpër Ramën duke e akuzuar atë se po mashtron publikisht. Ajo reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar në Kroaci i cili tha se Serbia kishte "shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA”. Sipas lideres serbe qëllimi i vetëm i deklaratave të fundit të Edi Ramës është fajësimi i Serbisë për të gjitha vendimet e paarsyeshme të bëra nga Prishtina. Kryeministrja serbe tha se "nuk i pëlqen të përgjigjet ndaj gënjeshtrave dhe pretendimeve të pabazuara" por e bëri këtë herë, duke marrë parasysh situatën e vështirë. Edi Rama "shkoi një hap më tej për të thënë se Prishtina ishte ankuar për shkeljen e Serbisë. Nëse nuk ekzistojnë prova që Kosova të jetë ankuar më parë atëherë tha ajo Edi Rama është munduar të mashtrojë publikisht në rajon dhe në BE.

Article Logic
Execution time: 0.0051209926605225