INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia paralajmëron referendum për çështjen e Kosovës

Serbia paralajmëron referendum për çështjen e Kosovës

Publikuar më: 12:41 28-01-2018

Politikanët serbë paralajmërojnë mbajtjen e një referendumi për çështjen e Kosovës. Ministri Rasim Lajiç gjatë një interviste dhënë Radio Televizionit Serb ka thënë se kjo po shihet si një mundësi. “Nuk është ikje nga përgjegjësia”, i tha Lajiç RTS-së. Madje media shtetërore ka rikujtuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili pas kthimit nga vizita e fundit në Kosovë paralajmëroi mundësinë e referendumit përmes të cilit qytetarët do të të deklaroheshin për çështjen e Kosovës. Në vitin 1992 përmes referendumit Serbia i pyeti qytetarët për amendamentet në Kushtetutë, gjashtë vjet më vonë kërkoi mendimin e tyre nëse ishin për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kurse më 2006 ata u deklaruan për Kushtetutën e re. “Këtu edhe po deshët të trilloni është e vështirë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të polarizimit që tërheq me vete çështja e Kosovës”, është shprehur Lajiç. Radio Televizioni Shtetëror serb thotë se përgjigja nëse do të ketë referendum, do të bëhet e qartë pas pranverës.

Article Logic
Execution time: 0.0018270015716553