INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia pret “Ballistin”, Vuçiç: Kemi bërë veprimet e duhura

Serbia pret “Ballistin”, Vuçiç: Kemi bërë veprimet e duhura

Publikuar më: 10:57 01-08-2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës.

Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.

“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.

“Ballisti” quhet huligani shqiptare dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.

Nuk dihet se kur është ngritur akuza ndaj tij dhe mediat thonë se vëllai i Morinës ka kërcënuar nëse do të vijë deri tek ekstradimi. Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916