INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia pro Rusisë, Daçiç sulmon ndërkombëtarët: “Udhëheqësit e politikës globale po luajnë me kufijtë e Ballkanit” [VIDEO]

Serbia pro Rusisë, Daçiç sulmon ndërkombëtarët: “Udhëheqësit e politikës globale po luajnë me kufijtë e Ballkanit” [VIDEO]

Publikuar më: 15:39 13-11-2017

Edhe pse zyrtarët amerikanë i kanë tërhequr “veshin” kohët e fundit Serbisë, për të bërë një zgjedhje midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, qeveria serbe po “injoron” hapur këshillat e ndërkombëtarëve. Madje duket se zyrtarë të lartë të saj po përpiqen të japin një mesazh të qartë se ata preferojnë politikën pro-ruse. Nga Rusia ku ishte i pranishëm  ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica  Daçiç ka shpërthyer në akuza ndaj tyre. “ Udhëheqësit e politikës globale mendojnë se kufijtë e Ballkanit mund të rivendosen, meqë rajoni nuk është në BE”- u shpreh ministri për një të përditshme ruse. Sipas Daçiç “ky është një nga shembujt më të shquar të standardeve të dyfishta që tregon hipokrizinë e politikës globale”.  Ndërkohë mediat ruse shkruajnë për qëndrimin e serbëve por Rusisë.  “Novorossiya” e titullon shkrimin e sa "Një numër i madh i serbëve është qartë pro-Rusisë, anti-NATO-S, mbi 75 për qind e serbëve duan të jetë më afër me vëllezërit e tyre!”.  Sipas tyre Aleksandar Vulin si ministër i kabinetit  po kontribuon më së shumti në drejtim të lidhjes me Rusinë. Kjo si pasojë edhe të faktit se  Serbia është një vend ku "të paktën tre të katërtat e qytetarëve janë anti-NATO."  Madje Vulin me qëndrimin e tij por Rusisë ka lënë pas edhe, Ivica Daçiç, i cili kryeson trupin e qeverisë për bashkëpunim me Rusinë, si dhe Tomislav Nikoliç, i cili mori Urdhërin e Miqësisë nga vetë Putin.

 

Article Logic
Execution time: 0.032564878463745