Serena Williams gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me fitorët e shumta në fushën e tenisit, tashmë në numrin e 22 Grand Slams, ose kampionate të mëdha.
Megjithatë bukuroshes 34 vjeçare duket se vetëm sporti nuk i mjafton. Kështu ajo mendoi të bëjë për vete edhe ata që nuk janë të apasionuar pas tenisit me disa foto përvëluese. Serena ndau në me 3.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqej shumë provokuese me veshje intime. Por kjo nuk ka qenë gjithçka, pasi ajo ka menduar ta “afrojë” dhe pak më shumë pamjen nëpërmjet një sërë fotosh në Snapchat. A thua se pak të dukshme ishin hiret e saj...