Serena Williams, tenistja me famë botërore, është shtatzënë dhe së shpejti pret të bëhet nënë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tenistja, me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku konfirmon se është në javën e 20-të të shtatzënisë.
35 vjeçarja është e fejuar me Alex Ohanian dhe asnjëherë nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për të pasur një fëmijë, dëshirë e cila duket se do të realizohet shumë shpejt.
Serena Williams është një nga tenistet më të mira të botës, me 23 turne të fituara dhe aktualish mban numrin 2 në renditje, në këtë sport.
35 vjeçarja fitoi këtë vit turneun "Australia Open", ndërkohë që ishte shtatzënë. Ky turne ishte i fundit për Williams, për vitin 2017, ndërkohë që ajo pritet të rikthehet sërish në 2018-ën.
Gjithsesi, kjo shtatzëni mund të përkthehet edhe si fundi i karrierës së saj madhështore, në tenisin për femra, pasi duket e pamundur që 35 vjeçarja të rikthehet sërish të luajë në nivele të larta.