INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serena Williams mbetet makthi i Sharapovës

Serena Williams mbetet makthi i Sharapovës

Publikuar më: 10:18 26-01-2016

Serena Williams është gjysmëfinalistja e parë e grand slemit të Australia Open, pas fitores 2-0 (6-4, 6-1) ndaj ruses Maria Sharapova, në ndeshjen çerekfinale luajtur në Melburn.

Një ndeshje që zgjati 90 minuta dhe u dominua nga tenistja amerikane, numri 1 në botë, që konfirmoi se është makthi i Sharapovës, që nuk e mund “panterën e zezë” prej 10 vitesh. Ndeshja e djeshme u dominua nga motra e vogël Williams, që nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren, duke dominuar në të dyja setet. Sharapova rivalizoi disi në setin e parë, por në të dytin u dorëzua krejt, duke “hapur krahun” dhe eliminuar në çerekfinale.

Serena Williams shkon kështu në gjysmëfinale dhe do të vijojë betejën për të mbrojtur titullin fituar vjet. Përballë saj do të jetë tenistja polake Agnieszka Radwanska, numri 4 në botë, që sot fitoi 2-0 (6-1, 6-3) ndaj spanjolljes Carla Suarez Navarro (numri 10 në botë). Një ndeshje e dominuar nga tenistja polake, që pati epërsi dhe e meritoi fitoren, duke shkuar kështu në gjysmëfinale. Sot në mbrëmje do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Angelique Kerber-Victoria Azarenka dhe më pas luhet sfida midis Johanna Konta e Shuai Zheng.

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326