Skuadra e Wigan Athletic arrriti të krijojë një moment të paharrueshëm në kompeticionin The Emirates FA Cup duke fundosur Manchester City, por skena shqetësuese pasuan fitoren 1-0 të Wigan.
Pas përfundimit të ndeshjes, Sergio Aguero u përfshirë në një grindje me një nga tifozët e Wigan Athletic që pushtuan fushën. Një numër i konsiderueshëm përkrahësish të Wigan hynë në fushë për të festuar fitoren, ku dhe u përplasën me lojtarët e Manchester City.
Filmimet treguan se një tifoz i Ëiganit po afrohej drejt Agueros nga prapa, duke hedhur fjalë për sulmuesin e Argjentinë. Aguero dukshëm i zemëruar, nuk i ka kontrolluar dot nervat dhe e goditi atë me grusht, u desh ndërhyrja e mbrojtësit Cheyenne Dunkley, që situata të zbutej.
Duke reaguar ndaj ngjarjeve, drejtuesi i Wigan, David Sharpe tha për BBC Radio: "Nuk është mirë të shohësh skena të tilla, futbolli është emocional dhe ndoshta kjo është ajo që i bën tifozët të reagojnë, por nuk më pëlqen ta shoh këtë në fushë.”