Aguero më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai zbuloi se ka pasur mundësinë të shkojë te Barcelona, por e refuzoi pavarësisht nga ftesa e mikut të tij më të mirë Lionel Messi për të luajtur bashkë në “Camp Nou”.
“Në të kaluarën kam pasur mundësinë të luaj me Messi te Barcelona, por tani kjo mundësi ka perënduar sepse unë e refuzova. Ndoshta nuk do të jemi kurrë shok në klube, kjo edhe prej moshës tonë dhe prej vendimit tim për të qëndruar te Manchester City. As që më shkon ndërmend të largohem dhe do të bëj të pamundurën për të fituar Champions League me këtë skuadër që më ka dhënë gjithçka për të cilën ka nevojë një futbollist.”
Kohët e fundit është përfolur për një kalim të “El Kun” te Atletico Madrid ose Barcelona, por ai ka dalë para gazetarëve duke konfirmuar personalisht se ka plane të tjera.