INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seria A, Juventus në krye, Lazio i shmanget humbjes

Seria A, Juventus në krye, Lazio i shmanget humbjes

Publikuar më: 17:14 11-03-2018

Juventusi në krye të Serisë A falë Paulo Dybal. Sulmuesi argjentinas realizoi të dy golat e sfidës ndaj Udineses.

Dybala shënoi në minutën e 20-të.Më pas Higuain shërbeu për Dybalan i cili shënoi edhe golin e dytë.

Atalanta befasoi Bolognan në transfertë, duke fituar minimalisht falë golit të De Roon, në minutën e 83-të.

Lazio mundi ta shmangte humbjen me Cagliarin vetëm në kohën shtesë, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2.

Në dy takimet e tjera të pasdites Crotone fitoi thellë 4-1 me Sampdorian, ndërsa Sassuolo Spal përfundoi 1-1.

Në mbrëmje luhet Inter-Napoli.

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666