INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rey Manaj Goal HD - Sassuolo 2-1 Pescara 28.08... by footballgoalshow

Seria A: Ndalen Roma dhe Interi, Manaj shënon për Pescara [VIDEO]

Publikuar më: 09:19 29-08-2016

Rey Manaj, futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit ka shënuar golin e tij të parë në Serie A, në ndeshjen e javës së dytë ku skuadra e tij Pescara u mposht 2-1 në fushën e Sassuolo. Sassuolo ishte në avantazh të dyfishtë, kur trajneri i Pescara, Oddo, aktivizoi Manaj në vend të lojtarit tjetër të Shqipërisë, Ledjan Memushaj. Nëntë minuta para fundit, Manaj shënoi golin e dytë duke futur në lojë miqtë, që gjithsesi nuk arritën të barazojnë. Vetë Manaj shpërdoroi një mundësi të artë për t’i çuar shifrat në 2-2, pak sekonda para fundit.

Roma ndërkohë bëri një hap fals. Djemtë e Spaletit po fitonin 2-1 ndaj Cagliarit, por vendasit arritën të barazojnë në minutat e fundit të ndeshjes, duke i mohuar tri pikët e plota verdhekuqëve. Fiorentina fitoi ndeshjen e parë këtë sezon, pasi mposhti 1-0 në shtëpi Kievon falë golit të Sanchez në pjesën e parë. Fitore të thellë realizoi edhe Torino që mposhti Bolognjën 5-1 dhe Genoa 3-1 në transfertën ndaj Krotones. Udinese nuk gaboi në shtëpi ndaj Empolit që bëri ligjin duke fituar 2-0, ndërsa Sampdoria mposhti Atalanatën 2-1.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936