Seriali shumë popullor “Will & Grace” rikthehet 10 vite pasi uli siparin, për një mini-episod special.
Kast i përbërë nga Debra Messing, Eric McCormack, Sean Hayes dhe Megan Mullally u ribashkuan me një qëllim të veçantë, që të ngacmonin votuesit amerikanë në këtë periudhë zgjedhjesh. Krijuesit e serialit realizuan një mini-episod prej 10 minutash, dhe duket se pak gjëra kanë ndryshuar që nga 10 vite më parë. Eriku 53 vjeçar në rolin e tij si avokati gay Will Truman shoqërohet ende me arkitekten e brendshme Grace Adler, e luajtur nga sot 48 vjeçarja Debra. Ata debatojnë dhe ironizojnë dy kandidatët për presidentë në një spektakël që ka si gjithmonë vetëm një kolonë zanore, humorin.