Finalja e “GOT” është ende larg, por që në episodin e parë është vendosur një rekord i ri.
Prodhimi i “HBO”-së është në rrugë të mbarë për t’u bërë seriali televiziv që është shkarkuar më shumë ilegalisht gjatë vitit. Premiera e sezonit 8 regjistroi rreth 54 milionë “download”.
Agjencia e të dhënave të piraterisë, “Muso” bëri të ditur se “vetëm” 17 milionë persona e panë në mënyrë të drejtë episodin e parë të “Game of Thrones”.
Në të gjithë botën, seriali u pa ilegalisht nga 76.6% e shikuesve. Kryeson India me 9.2 milionë shikime, e ndjekur nga Kina me 5.2 dhe SHBA-ja me rreth 4 milionë shikime ilegale.