INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Serie A: Fiton Napoli, shokohet Interi

Publikuar më: 18:57 24-01-2016

Napoli nuk ka ndërmend që ta lëshojë kreun në Serinë A. Skuadra e Mauricio Sarrit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë 4-2 ndaj Sampdorias.

Gonzalo Higuain hap serinë e golave që në minutën e 9-të me Gonzalo Higuain, ndërkohë që Lorenzo Insigne nga pika e bardhë dyfishoi shirat në minutën e 18-të.

Sampdoria shkurtoi diferencën me Correan, por Cassani e la me 10 futbollistë ekipin e tij. Pa kaluar disa sekonda ng a largimi i tij Hamsik gjen golin e tretë. Sampdoria nuk dorëzohet dhe shënon edhe një tjetër gol me Eder, por Mertens do të mbyllte llogarit e ndeshjes.

Ndërkohë, Interi u shokua në minutat shtesë nga Carpi, me të cilin barazuan 1:1. Nerazzurri po fitonin me golin e realizuar nga Rodrigo Palacio në minutën e 39-të, por shifrat i barazoi Kevin Lasagna, në fund. Mysafirët luajtën pa një lojtar nga minuta e 83-të, kur u skuq Lorenzo Pasciuti.

Napoli tashmë ka 47 pikë, 5 më shumë se Juventusi që do të përballet me Romën në mbrëmje.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127