Ndeshja e cila mbylli javën e 14 të Serie A rezervoi plot 6 gola mes Interit dhe Fiorentinës, Interi fitoi 4-2 me Fiorentinën në “San Siro” dhe rikuperon plot katër pozicione në renditjen e përgjithshme. Brozovic, Candreva dhe dopieta e Icardi ishin autorët e rrjetave të bukura për Interin që marshoi drejt një festivali golash, por vuri në diskutim fitoren. “Violët” edhe pse me 10 lojtarë, u përpoqën për të kthyer lojën në avantazh të tyre. Iliçiç arriti të shënojë golin e dytë dhe se gjithçka shkoi 3:2. Mirëpo, në minutën e 91 të takimit, Ikardi shënoi gol për Interin, duke bërë që çdo gjë të mbyllej përfundimisht me rezultatin 4:2.Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në vendin e tetë me 21 pikë, kurse Fiorentina është në vendin e nëntë me 20 pikë.
Zhgënjen Napoli, nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Sassuolon, ndeshje e vlefshme për Seria A. Skuadra e Elseid Hysajt ka bërë një paraqitje jo të mirë, duke u ndalur sërish në takimin e radhës ndaj Sassuolon. Për ekipin e Hysaj shënoi Lorenzo Insigne, ndërsa më pas Defrel barazoi rezultatin.Pas këtij takimi, Napoli ngjitet në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e shtatë, duke qenë shumë larg vendit të parë, Juventusit me 8 pikë më pak.