INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Serie A, pas 15 fitoresh radhazi Juventusi ndalet nga Bologna

Publikuar më: 10:31 20-02-2016

Juventus nuk ka mundur të fitojë përballë Bolonjës në fushë kundërshtare. Ndeshja mes vendasve dhe Juventus përfundoi në barazim pa gola 0:0.

Është Bologna ekipi që e ndal Juventusin në Serie A. Pas 15 fitoresh radhazi bardhezinjtë frenohen me një barazim pa gola në stadiumin “Renato Dall’Ara”.

Ndeshjen hapëse të javës së 26 në Serie A Juventusi e nisi pa Dybala, i cili ishte lënë në stol në kuadër të sfidës me Bayerni-n dhe me Morata-n e Zaza-n në sulm.

Prej 31 tetorit të vitit 2015, Juventusi merrte pikët e plota nga çdo takim, por nga “Dall’Ara” ata u larguan vetëm me një pikë, e cila nuk është e vlefshme për t’i mbajtur bardhezinjtë në vendin e parë, nëse Napoli do të fitojë të hënën ndaj Milanit, pasi aktualisht është vetëm 2 pikë pas Juventusit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713