Në emisionet televizive nuk mungojnë debatet dhe këto të ndodhura edhe spontanisht pasi ndonjë shprehje e personazheve merret me nënkuptime nga dikush.
Një episod i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin "Procesi Sportiv", ku bukuroshja Viola Spiro është kapur me moderatorin Edi Manushi.
Sipas Violës, shkak i këtij debati është bërë cilësimi i ulët që i ka bërë Manushi figurës femërore.
Për lançimin e publicitetit, ai ftoi njërën prej vajzave në studio dhe pasi vajza përfundoi, Manushi i tha asaj: “Po që e bëre mirë ti.”
Ky veprim e ka irrituar paksa Violë, e cila i është kthyer Manushit duke i thënë se vajzat në futboll nuk janë vetëm për shoë. “E objektizove shumë femrën Manush” – i tha Viola.
Duhet kujdes! Vajzat e shoëbizz-it nuk lënë që asnjeri t’ia uli vlerat.