Lajmi i historisë së Çiljetës me portierin dhe kapitenin e Partizanit është përfolur shumë nëpër mediat rozë.
Megjithatë, ata janë treguar gjithmonë të kujdesshëm për të mbajtur gjithçka në kuadrin e thashethemeve dhe për të mos nxjerrë prova. Kjo e fundit duket se nuk ka vazhduar gjatë, pasi Gazeta Express ka siguruar fotot të çiftit së bashku. Ata shfaqen në një makinë, ku Çiljeta është pasagjere ndërsa Albani është me timon në dorë. Bëhet gjithashtu e ditur se dyshja vazhdon bashkëjetesën bashkë me fëmijët, ndërsa lidhja vazhdon prej gati dy vitesh. Kujtojmë se e gjithë familja e Albanit ishte e pranishme në ditëlindjen e Çiljetës.