Përsëri bjonde! Kim Kardashian tregoi flokët e saj të kapura gërsheta teksa po nisej me avionin privat të dielën. Ndërsa mëngjesin e së martës 35 vjeçarja u shfaq me një pamje të re. Në një video të postuar në Instagram ajo tregoi flokët e saj bjonde të cilat ndoshta mund të jenë edhe paruke.
Në videon e shkurtër Kim sapo ka përfunduar make up-in me penelin në formë sy mace, vetulla të mbushura dhe buzët ngjyrë bezhë. Ajo gjithashtu mban edhe një varëse me yll diamond rreth qafës.