INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish borë dhe shi? Zbuloni si do të jetë moti nesër!

Sërish borë dhe shi? Zbuloni si do të jetë moti nesër!

Publikuar më: 21:13 27-11-2017

Pas reshjeve të shiut e dëborës gjatë ditës së sotme, nesër do të ketë përmirësim të motit, por temperaturat do të ulen ndjeshëm. Sipas meteorologëve, në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë celsius.
Megjithatë kjo situatë e motit me temperatura të ulëta, do të jetë vetëm të martën dhe të mërkurën pasi sërish në vazhdim do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 4 °C / 10 °C
Në vendet e ulta: -2 °C / 10 °C
Në vendet malore: -5 °C / 3 °C.

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113