INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish DiCaprio, i

Sërish DiCaprio, i "gjen vetes" një tjetër modele! [FOTO]

Publikuar më: 14:22 14-06-2016

Një tjetër ditë, një tjetër modele për Leonardo DiCaprion.

Megjithëse këtë herë duket se bëhet fjalë për një rikthim. PageSix bën me dije se fituesi më i freskët i çmimit Oscar ka rigjeneruar romancën e tij me modelen daneze Nina Agdal. Artisti 41 vjeçar dhe bukuroshja e Sports Illustrated janë lidhur për herë të parë në shkurt të vitit 2014 kur po dilnin së bashku nga një klub nate në New York. Tashmë duket se pas dy vitesh më vonë shkëndija është rindezur. DiCaprio dhe Agdal kanë kaluar përsëri kohë “cilësore” së bashku ndërkohë që janë pikasur në bregdetin e Montauk në New York. Se sa do të zgjasë pastaj, besojmë se varet nga humori i Leos...dhe nga sa bisedë të ëmbël i ofron bukuroshja 24 vjeçare. Kujtojmë se së fundmi DiCaprio është frekuentuar me modelen angleze Roxy Horner, por lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë, kështu që Nina bën mirë të mësojë nga gabimet e shoqeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205