INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish drogë me avion nga Shqipëria

Sërish drogë me avion nga Shqipëria

Publikuar më: 19:32 21-03-2016

Policia e Shtetit, ka konfirmuar praninë e një avioni të vogël në zonën e fshatit Akërni në Vlorë.Burimë zyrtare të uniformave blu kanë deklaruar se mëngjësin e datës 20 mars kanë marrë informacion për një avion të vogël që lëviztë në hapësirën ajrore.

Dyshohet për trafikim të lëndëve narkotikë nga Shqipëria për në Itali.

Pas marrjes së informacioneve, janë organizuar të gjitha shërbimet policore të qytetit të Vlorës, si dhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka kontaktuar  menjëherë, policinë italiane dhe konfirmohet se ka pasur bashkëpunim me homologët italianë për verifikimin e informacioneve të marra duke kryer veprime të koordinuara mës tyre.

Gjithashtu policia po bashkëpunon edhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikë”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Pas hetimeve paraprake janë shoqëruar 3 persona të cilët janë të afërm mes tyre, përkatësisht N.M, A.M, K.M , si të dyshuar për këtë ngjarje. Gjithashtu shtetasve të shoqëruar u janë sekuestruar një furgon dhe një furoristradë.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654