Emma Roberts është fotografuar me një bluzë njësoj si halla, Julia Roberts, teksa ndodhet për xhirime në Toronto.
26-vjeçarja mbante një t-shirt me reklamën e Mystic Pizza, bashkë me sloganin e restorantit, “Një copë nga Parajsa” dhe logon e copës së picës.
Julia ka luajtur në 1988 në filmin e quajtur “Mystic Pizza”, të cilit iu dha emri pjesërisht nga vendndodhja e zinxhirit të restoranteve në Mystic të Konektikatit.
Në fakt kjo duket të mos jetë një aksident i fatit. Emma është në Toronto për të xhiruar një film të quajtur Italia e vogël, me regjisorin e filmit “Mystic Pizza”, Donald Petrie.