INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish fëmijë me MOZZIK?! Nga ngjarjet që i ndryshuan jetën, te pasionet e fshehta, LOREDANA i thotë të gjitha!

Sërish fëmijë me MOZZIK?! Nga ngjarjet që i ndryshuan jetën, te pasionet e fshehta, LOREDANA i thotë të gjitha!

Publikuar më: 18:36 29-05-2021

Loredana arriti që brenda pak kohësh të kthehej në një prej repereve më të komentuara në vendin tonë dhe Gjermani. Jeta e saj personale ka patur zhvillime të shumta që janë bërë të ditura edhe për publikun dashur-padashur. Vetë artistja ka qenë si një libër i hapur, duke rrëfyer në këngët e saj, rrjetet sociale dhe intervista atë që ndodh me jetën e saj. Së fundmi, Loredana ka dhënë një intervistë për revistën “Grazia”, ku na ka njohur me disa detaje që s’na i kishte treguar më herët.

Një pjesë e intervistës ishte ndërtuar në mënyrë të tillë, që ajo të vazhdonte fjalinë e nisur nga revista. Më poshtë zbuloni përgjigjet e saj:

Unë nuk dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi, pasi keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.

Kjo kritikë më formoi më shumë: Gratë nuk kanë vend në rep. Nuk është kështu!

Në jetë dua që të arrij të kem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.

Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.

Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, ndonjëherë më ‘cool’, ndonjëherë si grua. Më pëlqen.

Jeta ime pa muzikë duket: Bosh!

Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Kalojmë bashkë kohë vajzash!

Ngjarja që më formoi më shunë: Padyshim lindja e vajzës sime, vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.

Idhulli më i madh: vetvetja – natyrisht.

Ky është pasioni im i fshehtë: takat e larta. Blej mjaft, por kurrë nuk i vesh.

Article Logic
Execution time: 0.0043699741363525