INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sërish frikë për Merkel, nis të dridhet për të dytën herë në konferencë [VIDEO]

Publikuar më: 11:22 27-06-2019

Duket se kancelarja gjermane Merkel nuk po e përballon dot të nxehtin që ka përfshirë Gjermaninë. Për të dytën herë në pak ditë 64-vjeçarja ka nisur të dridhet në mes të konferencës.

Ngjarja është shënuar gjatë një fjalimi ku ishte së bashku me presidentin Steinmeier.

Merkel përpiqet të ndalojë krahët që të mos dridhen dhe të ndalojë trupin e saj, por e ka të pamundur ta kontrollojë. Një moment ajo i mbledh të dy krahët.

Pas konferencës zëdhënësi i saj deklaroi se kancelarja ishte mirë. E njëjta situatë ndodhi 10 ditë më parë gjatë takimit me presidentin e Ukrainës, ku u tha se kancelarja u ndie më pirë pasi piu pak ujë.

Sipas mjekëve është pikërisht mungesa e ujit që shkakton një gjendje të tillë ose sëmundja e Parkinson.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031490325927734