INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gazi serish by GazetaExpress

Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Publikuar më: 12:11 10-03-2016

Seanca e radhes e parlamentit te Kosoves, nuk zgjati me shume se 4 minuta. Ishte fjala pershendetese e Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe betimi i pasardhesit te Ramush Haradinajt ne ulesen e deputetit dhe opozita nuk u kursye pas kesaj, duke hedhur gazin lotsjelles.

Pamjet filmike zbuluan se gazi ishte futur ne ambientet e Kuvendit nga deputetja e Vëtëvendosjes, Besa Baftiu dhe u ndez në salle nga kolegu i saj i partise , Sali Salihu. Pas shperndarjes se gazit, qendrimi ne salle ishte i pamundur dhe Kryeparlamentari vendosi per nje shkeputje disa minuteshe, derisa ambienti te pastrohej.

Ne rikthim, opozita nuk la hapesire dhe per pak sekonda, po i njejti deputet i Vetëvendosjes, Salih Salihu, hodhi nje sasi tjeter te konsiderueshme gazi lotsjelles. Nderkoh kryesuesi i seances Xhavit Haliti beri thirrje qe seanca te vazhdojë edhe ne keto kushte, duke i apeluar deputetet te qendrojne ne salle.

Ata deklaruan se do te perdorin çdo forme tjeter, mes te cilave edhe gazin lotsjelles, deri ne permbushjen e kerkesave te tyre. Ata siguruan se opozita kosovare do te mbetet e bashkuar dhe te luftojë per te njejtat qellime, kunder Zajednices me Serbine dhe Demarkacionit me Malin e zi.

Article Logic
Execution time: 0.0046069622039795