Pasi solli në Maj programin "Euro Beat" Ermal Peçi rikthehet me kohë të plotë në ekran, tashmë me programin "Një kat më lart". INTv po bëhet gati për nje sezon plot larmishmëri në programacion dhe "Një kat më lart" është një prej tyre. Takimi i fundjavës tani do të jetë krejt ndryshe, në një skenografi tejet mikpritëse duke shndërruar studion në një shtëpi të re të ekranit tonë.
Ermali nuk dëshiron të tregoj shumë detaje të programit edhe pse promo e publikuar ngacmon jo pak publikun. Në "Një kat më lart" personazhet e ekranit do të vijnë në rrëfime jo vetëm lidhur me projektet e tyre të fundit, ngjarjet dhe zhurmat mediatike që i rrethojnë por edhe për të djeshmen e tyre. Në program janë menduar formula që patjetër do të sjellin forma të reja të historive personale.
Ju mbetet vetëm të prisni, "Një kat më lart" ndodh gjithçka!