INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish Lindsay Lohan: Kam refuzuar të bëj seks me një nga djemtë e One Direction!

Sërish Lindsay Lohan: Kam refuzuar të bëj seks me një nga djemtë e One Direction!

Publikuar më: 16:13 10-03-2016

Nuk deshi, por në fund të ditës duket se refuzoi një nga djemtë më të kërkuar në botë.

Është kjo historia e Lindsay Lohan, e cila po iu rikthye historive me thashetheme duket se thjesht nuk del dot më. Pas muajsh të tërë mungese, duke ruajtur çuditërisht një profil të ulët, Lindsay u bë sërish kryefjalë e mediave rozë për lidhjen e saj me supermilionerin rus, Egor Tarabasov. Ky i fundit është ai që e ka mbajtur bukuroshen 29 vjeçare larg telasheve, me çfarë thotë ajo vetë. Megjithatë, thjesht sepse nuk janë bërë publiku nuk do të thotë se ajo vërtet ka qëndruar larg historive pikante. Vetë Lindsay deklaron se ka refuzuar as më shumë e as më pak se një nga djemtë më të adhuruar në botë nga femrat, britanikun Harry Styles. I njohur si Don Zhuan dhe për lidhjet e tij me femra më të mëdha në moshë, Harry ka kërkuar që të vendosë edhe artisten problematike në listën e tij të trofeve. Lindsay rrëfen se një herë Styles trokiti në dhomën e saj të hotelit në orën 2 të natës, dhe megjithëse ajo u intrigua nga pamja e tij joshëse, nuk e njohu dhe refuzoi që ta ftonte brenda. Të nesërmen motra e saj Ali gati sa nuk ia shkuli flokët për çfarë kishte bërë, por ishte shumë vonë tashmë. Edhe pse nuk i dihet kurrë, pasi këngëtari 22 vjeçar gjithmonë kthehet dhe vështirë se thotë jo.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975