INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sërish makinë bombë në Turqi: Sulmohet stacioni policor

Publikuar më: 11:46 08-06-2016

Një sulm me veturë bombë goditi sot selinë e policisë në Midyat, në juglindje të Turqisë që është me maxhorancë kurde, një ditë pas një sulmi të ngjashëm në Stamboll ku u vranë 11 persona. Lajmi u bë i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoll”. Sipas kanalit televiziv NTV raportohet për disa të plagosur nga ky sulm.

“Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para godinës së policisë në këtë qytet të provincës Mardin ndërkohë që ambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje”, theksoi agjencia që ia atribuon këtë sulm rebelëve kurdë.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332