INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish marrëveshje me Ramën? Flet publikisht Basha: Pushtet në tavolinë nuk...[FOTO]

Sërish marrëveshje me Ramën? Flet publikisht Basha: Pushtet në tavolinë nuk...[FOTO]

Publikuar më: 20:30 18-10-2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mohon t’i ketë kërkuar kryeministrit Edi Rama dorëzimin e pushtetit në tavolinë. Kryeministri Rama u shpreh pak ditë më parë, se një gjë të tillë ia ka kërkuar personalisht Basha, por kryedemokrati thotë se kjo është strategji e dëshpëruar e Ramës për të goditur besueshmërinë e opozitës.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar sot në ‘Opinion’ se deklarata e Ramës se marrëveshja e 18 majit është ende aktive është një mashtrim. Sipas BashËS, Rama është angazhuar të baltosë qëllimisht opozitën, pasi është e vetmja armë që ai të mbajë pushtetin. Gjithashtu Basha tha se PD sapo të vijë në pushtet do të çojë Ramën para drejtësisë.

“PD do të vijë në pushtet me votë. Nuk ka për të pasur asnjë negociatë dhe asnjë marrëveshje me Ramën. Qëllimi i opozitës është largimi i Ramës nga qeveria dhe një “17 maj” tjetër nuk do të ketë. Nuk do të ketë një tjetër marrëveshje me Ramën. Ky njeri nuk ka qëllimin e mirë të qeverisë, por është angazhuar në një fushatë kundër opozitës, ku ka angazhuar gjithë ushtrinë e tij të analistëve, gazetarëve dhe pseudemokratëve. Kjo është një fushatë e cila tregon se ku është qeverisur kjo qeverisje., shpresa e vetme e Ramës është të godasë opozitën, duke thënë se paskam kërkuar rrotacion pushteti në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk kam kërkuar dhe nuk mund të merret. PD do të vijë në pushtet me votë. Së dyti në do ta çojmë Edi ramën para drejtësisë për krimet e tij’, tha Basha.

nngbas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057