INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do paguani më shumë! Sërish ndryshime, mësoni se kur dhe sa do të rritet çmimi i cigareve!

Do paguani më shumë! Sërish ndryshime, mësoni se kur dhe sa do të rritet çmimi i cigareve!

Publikuar më: 18:13 27-09-2018

Në 1 Janar i vitit të ardhshëm, pritet një rritje e lehtë e çmimit të paketave të cigareve me rritjen taksës së akcizës së duhanit.

Në paketën fiskale që është duke përgatitur qeveria për vitin e ardhshëm, pritet që kjo taksë do të pësojë një rritje në 6000 lekë për 1000 copë, nga 5750 lekë për 1000 copë që është sot.

Ky ndryshim pritet të rritë me 7 lekë çmimin për një paketë. Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka programuar që rritja e akcizës së cigareve do të vazhdojë deri sa të njëjësohet me atë të Bashkimit Europian.

Paketa fiskale e vitit të ardhshëm synon të ulë disa taksa që do të paguajë biznesi, që nga tatimi i dividentit, i cili sot është në nivelin 15% e deri te lehtësimet proceduriale për efekt të pagesës së tatimit mbi fitimin.

Ekspertët në Ministrinë e Financave janë duke punuar për disa rregullime mbi konceptin e amortizimit të aseteve në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, lëvizje e cila do të bëjë që bizneset të amortizojnë vlera më të mëdha e të paguajnë më pak tatim mbi fitimin.

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432