Dy rrjetet sociale më të përdorura Facebook dhe Instagram kanë bërë sërish përditësime në platformat e tyre.
Instagram po përditëson aplikacionin e saj për të qenë më përfshirës për të gjitha gjinitë.
Duke filluar nga kjo javë, në Instagram tek editimi i profilit, do të shtohen opsione ku përdoruesit do të bëjnë përzgjedhjen e tyre gjinore në bazë të asaj se si e identifikojnë ata veten.
Tek gjinia ju mund të zgjidhni nëse jeni ''Femër'', ''Mashkull'', ''Preferoj të mos them'' ose ''një zgjedhje të personalizuar për komunitetin LGBTIQ''.
Instagram njofton se ky informacion nuk do të shfaqet në profilin e përdoruesve, por do të jetë i fshehtë siç janë disa nga të dhënat e tjera që përdoruesit shtojnë në rrjetin social.
Ndërkohë Facebook ka vendosur të ndryshojë mënyrën sesi përdoruesit do të pëlqejnë fotografitë në këtë rrjet social.
Facebook paralajmëroi përdoruesit që të kishin kujdes kur zmadhonin një foto pasi në të njëjtën kohë mund ti jepni asaj 1 pëlqim. Rrjeti social ka ''vjedhur'' nga Instagrami mënyrën sesi pëlqehen postimet, duke klikuar 2 herë mbi to.
Të gjitha këto ndryshime nga rrjetet sociale do të jenë të disponueshme për platformat Android dhe iOS pasi ti bëni update aplikacioneve.