Pas emërimit si drejtor i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka bërë lëvizjen e radhës. Blushi ka vetëm pak javë që ka marrë postin e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm, pasi u largua nga partia LIBRA dhe me ardhjen e Ben Blushit në drejtim, shumë prej zgjedhjeve provizore të Vjollca Hoxhës, po zëvendësohen.
Lëvizja e fundit nga Blushi mësohet se ka të bëjë me Endri Xhafon, drejtori i komanduar i lajmeve, vënë me urgjencë pas largimit të Ballës, ish drejtor i lajmeve të TCH, tani gazetar i Vizion Plus.
Por pas këtij lajmi që po qarkullon në mediat në vend, ka reaguar vetë Endri Xhafo duke thënë se është ende në Top Channel dhe e ka mendjen top për të mos lëvizur.
Megjithatë mediat, raportojnë se Xhafo mund të jetë producent i lajmeve të TCH tani e tutje.