INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish në krye të PD-së? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha, bën deklaratën befasuese për marrëveshjen Rama-Basha

Sërish në krye të PD-së? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha, bën deklaratën befasuese për marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar më: 22:26 24-12-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një rikthim të tij në drejtimin e PD-së. I pyetur nga gazetari Krasta, Berisha dha një përgjigje të prerë, duke u shprehur se epoka e tij është mbyllur njëherë e përgjithmonë.

“Unë e kam deklaruar shumë herë. Largimi im është pa kthim. Napoleon Bonaparti ishte gjeni, por diktator, unë nuk jam Napoleoni demokrat. Besoj në parimet që shpall.”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri ka deklaruar gjithashtu në A-Show se nuk e dinte për marrëveshjen e 17 majit Rama-Basha. I pyetur nga gazetari Adi Krasta, Berisha thotë se edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën.

Megjithatë Berisha shprehet se pasojat e asaj marrëveshje janë të qarta sot dhe se Rama e ka shfrytëzuar.

“Në mënyrë absolute unë e kam marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja e partive, dhe Rama i kërkoi Bashës takim kokë më kokë. Jam i sigurt që edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën. Rama shkoi kur shkuan të gjitha, e mbeti të vetëm dhe zgjodhi një rrugë që tani e dimë të gjithë. Nëse do isha pyetur, a mund të takohen, do thoja: mund të takohen. Ishte një moment që ose PD të braktiste zgjedhjet, ose me presionin e çadrës, PD duhet të arrinte kërkesat e saj.

Kishim dhe një fakt, qeveria e SHBA dërgoi një përfaqësues të saj dhe ai modifikoi paketën e mëparshme. Që PD të kundërshtonte të gjithë botën, po të isha kryetar nuk do e bëja. Se cilat ishin pasojat këto janë të qarta. Por ka një gjë, mendohet se ajo është veprim jo në dijeninë time, por ngjarjet për fat të mirë e të keq kanë jehonën më të fuqishme se ngjarja. Në terma konkrete në dijeninë time nuk ekzsiston asgjë”, përfundoi ish-kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0014760494232178