Sara dhe Ledioni kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre në gusht të 2018-ës dhe janë prindër të një djali të quajtur London, 2 vjeç. Mirëpo çifti do të bëhen prindër për herë të dytë. Trashëgimtarja e Top Medias ka bërë publik lajmin së është sërish shtatzënë me anë të fotoje ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur në bregdet.
Siç duket Sara nuk po i fsheh dot emocioniet se do bëhet nënë dhe ka publikuar një tjetër foto të bërë muajin e kaluar gjatë pushimeve të saj në Maldive, me partnerin Ledion Liço dhe djalin London.
“Muajin e kaluar”, shkruan Sara teksa publikon foton ku shihet e veshur gati për të bërë ndonjë zhytje në ujërat e kaltra të ishujve tropikalë.
Një detaj e kemi mësuar, bebi që do vijë në jetë do ketë emrin e një prej kryeqyteteve të Europës.