Pas Skrillex në hitin “Pretty Bye Bye”, duket se e ka radhën një tjetër producent për të bashkëpunuar me këngëtaren me origjinë shqiptare që shkundi Billboard-in, Njomza.
Artistja bukuroshe, emri më i ri shqiptar që po ngrihet në tregun amerikan, po punon mbi këngën e radhës, e cila do të dalë në bashkëpunim me producentin e hitit “Fast Car”, britaniku Jonas Blue. Ishte vetë Njomza ajo që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram. Aty shfaqet këngëtarja në studio përkrah Jonas Blue duke kënduar disa vargje nga kënga, ku vokali seksi i Njomzës i jep realizimit muzikor ritme për të mos u harruar lehtë. Dhe kur mjafton vetëm vokali i bukuroshes shqiptare për ta bërë këngën seksi, mundemi vetëm ta imagjinojmë si do të jetë videoklipi.