Tayna padyshim që është një nga reperët më të suksesshme dhe gjatë këtij sezoni të shkuar veror ishte majft e ngakuar me koncerte, madje duke bërë edhe dy të tilla në një ditë.
Tashmë për shumicën e artistëve ka ardhur koha për pushime dhe për këtë arsye shumë prej tyre kanë fluturuar drejt vendeve ekzotike, mirëpo Tayna për të vërtetuar lartësinë e saj ka zgjedhur një vend vërtet luksoz.
Ajo ka zgjedhur si destinacion për të pushuar The Hamptons, që njihet si vend tipik veror për banorët e pasur të New Yorkut, disa nga më të fuqishmit gjithashtu edhe në botë, përveç pushimeve po punon edhe për një projekt të ri muzikor.
Njihet si reperet e cila i pëlqen tepër shumë të eksperimentojë me flokët e saj të cilën gati çdo javë e shohim me një look të ri.
Tayna vendosi që një periudhë t’i qëndronte besnike flokëve me ngjyrë kafe, por së fundmi e ka tepruar pak me ndryshimet, ku disa javë më parë ajo ishte bjonde.
Por pak më parë ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku tregon se është kthyer përsëri brune.