INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish përplasje mes Finos dhe Manjës, ja ç’ndodhi sot në Komisionin e Ligjeve

Sërish përplasje mes Finos dhe Manjës, ja ç’ndodhi sot në Komisionin e Ligjeve

Publikuar më: 10:40 16-07-2019

Përplasjet mes deputetit socialist, Bashkim Fino me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Mnaja po bëhen të përhershme. Këtë të martë, Komisioni i Ligjeve ka në rend të ditës miratimin e tre ligjeve por duket se Fino ka kundërshtime.

Gjatë mbledhjes ai ka kundërshtuar një nen nga ligji që e ka përplasur më pas me Ulsi Manjën. Pas miratimit të nenit Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.
Një javë më parë mes tyre pati një tjetër përplasje, ku Manja iu drejtua Finos me fjalët “Nuk më ke shok, mos më drejto gishin mua”.

Ndërkohë, për miratim sot Komisioni i Ligjeve ka në rend të ditës:
1. Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për mbrojtjen civile”

2. Shqyrtimi i projektligjit “Për nismën ligjvënëse të shtetasve në Republikën e Shqipërisë”

3. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105