INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish përplasje…. Meta propozon ish-kreun e SHISH në krye të KLSH-së, Manja: Problem kushtetues

Sërish përplasje…. Meta propozon ish-kreun e SHISH në krye të KLSH-së, Manja: Problem kushtetues

Publikuar më: 12:50 21-01-2019

Pas rrëzimit të kandidaturës së Vitore Tushajt nga Parlamenti, propozimi i radhës nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për në krye të KLSH-së është ai i Bahri Shaqirit, i cili më parë ka drejtuar institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Por një propozim i tillë ka shkaktuar reagime tek deputetët e mazhorancës.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në një deklaratë për mediat e ka cilësuar si një problem serioz kandidaturën e dekretuar të Bahri Shaqirit për në krye të KLSH-së, pasi sipas tij Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë ekspertizën në fushën e financave.

“Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”- thuhet ne njoftimin e Presidencës.

Presidenca thotë se zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

Po ashtu thuhet se Shaqiri gjatë ushtrimit të detyrave të mësipërme, ka patur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko-financiar.

“Zoti Shaqiri ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit për të garantuar drejtimin profesional të këtij institucioni të pavarur. Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature i përcillet sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim”, thuhet në argumentet e Presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092