Vijojnë të tensionohen raportet mes SHBA-së dhe Iranit edhe pse Franca Gjermania dhe Britania bën thirrje që palët të gjejnë gjuhën e dialogut.
Së fundmi është zhdukja e një cisternë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe në ngushticën e Hormuzit, e cila ka rritur sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Teherani njoftoi menjëherë se e ka rimorkiuar anijen naftëmbajtëse drejt një porti të tij, pas një defekti teknik.
Por dyshimet janë të mëdha për një rrëmbim nga ana e Iranit. Kjo pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të i kanë humbur kontaktet me anijen prej mbrëmjes së të shtunës.
Gjirin i Omanit është bërë së fundi arenë përplasjesh mes SHBA-ve dhe Iranit, pas sulmit ndaj dy cisternave norvegjeze dhe rrëzimit të një droni amerikan nga Teherani, që acaroi marrëdhëniet mes dy vendeve.