INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish Rama për drejtorinë e ALUIZNI në Berat: S’ka paqe për parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit! [VIDEO]

Sërish Rama për drejtorinë e ALUIZNI në Berat: S’ka paqe për parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit! [VIDEO]

Publikuar më: 18:46 20-07-2017

Kryeministri Rama ka risjellë në vëmendje ngjarjen e Beratit kur “bëri për ujë të ftohtë” në një dëgjesë publike drejtorin e ALUIZNI në këtë qytet.

Gjithçka nisi me një grua 80 vjeçare e cila tha se e sillnin vërdallë dhe nuk i kishin dhënë legalizimet. Kaq mjaftoi për të shkaktuar reagimin e ashpër të kryeministrit, i cili e riprek këtë çështje në faqen e tij në Facebook. Ai ka ndarë një video të drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI, Artan Lame, ku ky i fundit flet jo vetëm për një gjendje “si mos më keq” të drejtorisë së këtij institucioni në Berat, por thotë gjithashtu që do të shkrihet dhe ribëhet e gjitha. Në shkrimin sipër videos Rama ka shpallur luftën “më të vështirë” të një qeverie duke thënë se “në katër vitet e ardhshme s'do të ketë një minutë të vetëm paqeje mes koalicionit tonë me njerëzit e zakonshëm dhe parazitëve e grabitqarëve në zyrat e shtetit”.

rama1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0051109790802002