Vitin e kaluar, largimi i Mozzik dhe Getinjo nga On Records bëri shumë bujë. Nuk munguan reagimet nga të dyja palët në rrjetet sociale ku akuzonin njëri-tjetrin për mashtrim.
Të gjitha projektet muzikore të Getinjos dhe Mozzik u fshinë nga kanali Youtube dhe më pas çështja u dërgua në Gjykatë. Menaxheri Elshani ka folur në SevenBizz për debatin që patën duke thënë se pritet të aprovohet kërkesa për masën e sigurisë ndaj tyre.
“Ne jemi kundër atyre artistave, të cilët në momentin që kanë depërtuar në treg, ikin në mënyrë të pahijshme, pa biseduar me menaxherët. Mozzik dhe Getinjo kanë bërë një gjest shumë të pahijshëm duke qëndruar në një hotel luksoz në Stamboll dhe kanë nxjerrë një shkrim se nuk janë më në On Records pa ditur asgjë kompania. Veprimi i tillë na ka shtyrë ne që neve të përballemi me gjyq. Për momentin po merremi me kërkesën për masën e sigurisë, e cila nuk është aprovuar ende. Datë të caktuar për seancat kryesore nuk kemi ende. Më vjen mirë që vazhdojnë me mbrëmje pasi disi duhet të mi kthejnë paratë e mia”, tha Meti.